Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i Bardhë, në rrugën Gjilan – Bujanoc.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani konfirmoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
“Në orën 18:05 ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve, një me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente të Spitalin Rajonal të Gjilanit. Pas ndihmës mjekësore të gjithë janë liruar për në shtëpi. Lëndimet kanë qenë të lehta”, tha tha Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.