Qyteti ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz.
Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit.
Por, ajo po merr kritika të ashpra për shkak të formës së heroit të cilën artisti është munduar ta glorifikojë.
Në sfond të shtatores së heroit është vendosur slogani “Liria ka emër” që u aktualizua së fundi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me akuza për krime lufte.
Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’. Mushkolaj ka thënë se komandanti Adem Jashari nuk meriton këso lloj karikature.
Në përurimin e shtatores morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe nipi i komandantit, njëherit edhe kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.