Ka filluar ndërtimi i Shtëpisë së Pleqve në Gjinovc të Suharekës, projekt ky i ndihmuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i shoqatës, Halil Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Kastrati ka shpërndarë një postim të gazetarit Arben Ahmeti, i cili ka njoftuar për këtë projekt i cili është afër finalizimit, shkruan Reporteri.net.
“Shtëpia e pleqve në Gjinovc është projekti me i qëlluar i kësaj dekade. Pleqtë tanë, që e kanë kaluar jetën duke pritur që një ditë të kenë liri, pastaj duke pritur që shteti të bëhet, në vitet e fundit po e kalojnë jetën duke pritur pensione të padinjitetshme, pa asnjë vend të vetëm ku ata socializohen”,ka shkruar ndër të tjera ai.
Njoftimi i plotë:
Nuk ka se si me u permbylle me mire 2019, se sa me nje vizite nje vepre qe padyshim do te jete vepra e ketij viti.
Shtepia e pleqve ne Gjinovc eshte projekti me i qelluar i kesaj dekade. Pleqte tane, qe e kane kaluar jeten duke pritur qe nje dite te kene liri, pastaj duke pritur qe shteti te behet, ne vitet e fundit po e kalojne jeten duke pritur pensione te padinjitetshme, pa asnje vend te vetem ku ata socializohen.
Fale punes se Jetimave te Ballkanit, te pakten socializimi i tyre do te jete ashtu sic e meritojne. Ky objekt i mrekullueshem do te jete ne sherbim te tyre.
Falenderim i madh per secilin qe ka kontribuar.
Krenar qe ne vendin tone ndodhin edhe vepra si kjo.
https://www.facebook.com/arben.ahmeti.370/posts/10156961752286089