Në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtërpcë, policia ka hasur në një grup prej gjashtë personash që po bënin piknik, e për të cilët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar armë dhe municione.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Përdorimi i armëve dhe mbajtja pa leje e tyre në Shtërpcë
Më datë 20.04.2025, rreth orës 00:40, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informacion se në fshatin Kashtanjev, komuna e Shtërpcës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy njësi patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik. Ekzistonte dyshimi se disa prej tyre kishin përdorur armë zjarri.
Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, tek të dyshuarit D. F. (40 vjeç) dhe U. A., 25 vjeç, meshkuj, kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar këto armë dhe municione:
1 pushkë gjahu me 3 fishekë dhe 5 gëzhoja
1 revole me 2 karikatorë dhe 23 fishekë
1 revole me 1 karikator dhe 5 fishekë
2 sopata
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.