×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në bodrumin e një banese në Prishtinë

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 8:30

    Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prishtinë.

    Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë, dhe se i njëjti është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.

    “Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!