×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i Shqipërisë që vrau me thikë një person dhe plagosi dy të tjerë në Gjakovë dyshohet se është me probleme mendore

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 11:00

    Një person ka vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një therje me thikë që ka ndodhur në fshatin Bardhaniq në Komunën e Gjakovës.


    Drejtori i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari për këtë rast është shtetas i Shqipërisë.

    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se i dyshuari është person me probleme mendore.
    I njejti ishte marrë nga familja e viktimës për t’u strehuar në shtëpi.

    Reporteri.net merr vesh poashtu se gruaja e plagosur është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, kurse djali është në gjendje të rëndë.

    Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!