×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti licencon për teste të COVID edhe laboratorin “Avicena KS”, pronari i së cilës u arrestua për dallavere me teste

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 17:52

    Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore i Ministrisë së Shëndetësisë ka licencuar së fundmi për të bërë teste edhe një laborator që dyshohej për dallavere me testet për Covid-19, shkruan Reporteri.net.


    Bëhet fjalë për laboratorin “Avicena KS” në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë i cili deri më tani i ka marrë mostrat e qytetarëve të Kosovës dhe i ka dërguar në Maqedoni, për të kryer testime.

    Reporteri.net kishte raportuar se për këtë veprim njëri prej pronarëve të këtij laboratori, Driton Shuki, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit ku iu kishin gjetur 20 teste në veturë, e të cilat dyshohet se i kishte marrë si mostra në Kosovë dhe testuar në Maqedoni.

    Gjatë kontrollit, Policia e Kosovës i pati gjetur edhe një listë me emrat e 50 qytetarëve, ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

    E gjitha kjo kishte ndodhur në kohën kur ishte e ndaluar bërja e testeve nga Klinika Private, të cilën gjë tani Avicena ka të drejtë ta bëjë në Kosovë.

    Sidoqoftë, qytetarët që prej para rreth dy javësh, testet që deri tash i kryente vetëm IKSHPK, po mund t’i kryejnë në rreth 70 laboratorë privatë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!