Kryeministri Haradinaj priti në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad Al Marri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim, anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq, Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hammad al Marri theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.