×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shteti nuk është plastelinë”, Ramush Haradinaj kundër nënkryetarit të LDK-së – intervista e plotë sonte, prej orës 20:15

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 18:48

    Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh partneri i LDK-së për formimin e Qeverisë Hoti, ka dalë kundër një deklarate që Lutfi Haziri një javë më parë e dha për Reporteri.net, e ku tha se do i jepte 17 fshatra të Leposaviqit e Zubin Potokut për Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën.


    Kreu i AAK-së në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, që transmetohet sonte prej orës 20:15, thotë se shteti nuk është lodër e fëmijëve – plastelinë.

    Thotë se “Kushdo që lëvizë me kufi të Kosovës në raport me Serbinë është duke rrezikuar”.

    Haradinaj, në këtë intervistë, të parën për Reporteri.net, me gazetarin Shkumbin Kajtazi ka folur edhe “thikat në harta”, raportet e tij me SHBA-në, krijimin e Qeverisë së re, punën e Qeverisë Kurti, reciprocitetin me Serbinë, e shumë tema tjera.

    Ndiqeni sonte, prej orës 20:15, REPORTERI/INTERVISTA me Ramush Haradinajn, në www.Reporteri.net, në faqen në facebook ‘Reporteri’ dhe në kanalin ‘Reporteri’ në Youtube.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/242835740384574/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!