Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka mbyllur përkohësisht gjashtë motele dhe 13 të tjera i ka proceduar për në gjykatë.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë komuna, të cilët kanë thënë se kjo po bëhet për të mos lejuar asnjë paligjshmëri në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.
“Paligjshmëria ka kohë që nuk zë vend më në qytetin e Ferizajt. Kjo falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit të Komunës, të cilët me gjithë mekanizmin e tyre operativ janë vazhdimisht në terren, në denoncimet e qytetarëve dhe kontrollin e rreptë të bazuar në rregullativën inspektuese. I tillë është edhe aksioni që u zhvillua pak ditë më parë në koordinim me një varg institucionesh shtetërore”, thotë Komuna.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se ky aksion kaq i gjerë që është shtrirë mbi qytetin e Ferizajt dhe rrethinën ka një qëllim, atë të shmangies së dukurive eventuale devijante në këto biznese dhe kontrollit sanitar që parashihet me normativin ligjor në fuqi.
Ai tutje, tha se do të vazhdohet edhe ditëve në vijim me këtë aksion dhe se vazhdimisht inspektorët e tregut dhe sanitar janë në vëzhgim e kontroll të afër të këtyre llojeve të bizneseve.
Ndryshe, aksione të tilla patën zhvilluar inspektoratet edhe në Komuna të tjera, e madje në kuadër të këtyre aksioneve ishin mbyllur edhe disa qendra masazhi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.