Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Begrac të Kaçanikut policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh në një aheng familjar.
Policët menjëherë kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Më datë 04.05.2025, rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar. Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.”
Në njoftim thuhet se është identifikuar F.S. 35 vjeç i cili e ka pranuar se ka shtënë me armë, të cilën e kishte me leje.
Atij i është konfiskuar arma dhe është shoqëruar në stacion e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.