×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen rastet me Coronavirus, por para këtij lokali në Mitrovicë si të mos kishte fare rregulla

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 20:48

    Ndonëse çdo ditë  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëhet thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë së Coronavirusit, kjo siç duket po has në “vesh të shurdhër”, shkruan Reporteri.net.  

    Edhe pse rastet me Coronavirus, pas lirimit të masave janë shtuar dukshëm kjo nuk i ka penguar dhjetëra qytetarë të Mitrovicës të mblidhen në radhë për tu futur në një shisha-bar.

    Nga fotografia të cilën e ka siguruar Reporteri.net, shihet se dhjetëra të rinj mitrovicas po presin për tu futur në këtë bar, por duke mos respektuar distancë, pa maska dhe mjete mbrojtëse. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!