×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje”, Anton Quni kujton momentet e fundit me Agim Ramadanin

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 11:23

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka përkujtuar heroin, Agim Ramadanin, në 25-vjetoin e rënies së tij.

    Quni kujton momentet e fundit që kishte me Agim Ramadanin, në mëngjesin e 11 prillit.

    Ai thotë se atë mëngjes shtrënguan duart dhe u uruan e premtuan se do të takohen pas fitores së radhës. Quni më tutje thotë se ky shtrëngim i duarve ishte i lamtumirës.

    “Në mëngjesin e ftoftë të 11 prillit, një çerek shekulli më parë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në oborrin e kazermës së Koshares, bëheshin përgatitjet e fundit për vazhdimin e operacionit. Karaulla tani më ishte në duart tona, në shtizë valëvitej flamuri ynë kombëtar. Të gjithë i gëzoheshim fitores. Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive”, ka shkruar Quni në Facebook.

    “Më vonë do të kuptoj se shtrëngimi i duarve ishte lamtumirës. Edhe pas 25 vjetëve janë të freskëta në detaje kujtimet e atij mëngjesit, shija e cigareve, numërimi i municionit, batutat, urimet, lajmet e mëngjesit dhe mbi të gjitha, shtrëngimi lamtumirës i duarve. Agim, të qoftë lavdi e përjetshme!”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!