×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës, grupi “Asnji Cent Ma Shumë” me aksion simbolik nesër para zyrave të ZRrE-së

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 11:28

    Një aksion simbolik para Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike do të mbahet të martën për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%.

    Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” njoftoi se neser me fillim nga ora 11:00, disa aktivistë do ta zhvillojnë këtë aksion simbolik.

    Rregullatori i energjisë ka paralajmëruar rritje mesatare të tarifave për konsumatorët prej 15% dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë vendim për këtë.

    ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!