×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës nuk i prekë qytetarët në veri

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 23:53

    Në Mitrovicë të jugut, qytetarët i paguajnë faturat e tyre të rrymës në mënyrë të rregullt përkundër fqinjëve të tyre në veri. Nga KMDLNJ e konsiderojnë këtë si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

    Faturat e këtij muaji, po i paguajnë në këtë zyre.

    Në Mitrovicë të Jugut qytetarët i paguajnë ato në mënyrë të rregullt përkundër fqinjëve të tyre në veri.

    Tash me shtrenjtimin e rrymës për 15.4%, mitrovicasit e ndjejnë edhe më shumë pabarazinë për sa i përket pagesave të rrymës.

    “Nuk ka më diskriminuese se na me ja pagu atyne rrymën kur janë edhe ata qytetarë tonë, edhe ata duhet me pagu rrymën për atë që e harxhojnë edhe ne e pagujmë për veti që e harxhojmë dhe kjo është problem, me kanë të barabartë”, ka thënë për T7 një qytetar i Mitrovicës.

    “Krejt si pasojë e mospagesës në veri tani po na shtrejtohet rryma neve se atë rrymë që po harxhohet atje dikush duhet ta paguaje” ka thënë një tjetër.

    Një tjetër qytetar thotë se kjo është situate në Mitrovicë dhe nuk kemi çka të bëjmë.

    Ky shtrenjtim i rrymës, nuk do të ndikojë aspak te qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

    Emir Azemi, ish kryesues i Kuvendin Komunal, thotë se duhet të gjendet një zgjidhje më e shpejtë pasi marrëveshjet s’po gjejnë zbatim të menjëhershëm.

    “Ky vendim nuk do të ketë efekt ose ndikim në xhepin e tyre, qoftë familjar ose individual apsi siç dihet kjo pjesë e Kosovës në përgjithësi nuk ka paguar asnjë faturë”.

    Tutje, ai ka thënë se është dakordimi i arritur për energjinë nuk është zbatuar që nga viti I kaluar.

    Se me këtë shtrenjtim bëhet një diskriminim në baza etnike e thotë Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

    Zbatimi i marrëveshjes për pagesën e energjisë elektrike në veri do ta kryente kompania serbe “Elektrosever”, gjë e cila ende nuk ka ndodhur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!