×
  • Lajme
  • Lajme / ASK

    Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 22:43

    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Në TM3 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 9.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    “Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,7 për qind. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

    Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

    Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

    Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

    Ndërsa, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!