×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtohet sërish nafta, një litër sot kushton 1 euro e 90 cent

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 15:25

    Kohët e fundit vazhdimisht ka pasur ngritje të çmimit të derivateve.

    Gjatë ditës së sotme në disa pika në karburanteve, është vërejtur një tjetër ngritje e çmimit të naftës.

    Një litër naftë sot kushton 1 euro e 90 cent.

    Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

    Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

    Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

    Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!