×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhen festivalet në Kosovë, shkak pandemia

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 20:55

    Pranvera në Kosovë vjen me shumë aktivitete kulturore. “DamFest”, ‘’ Doku Fest’’ , ‘’Suni Hill’’ janë vetëm disa prej festivaleve kulturore që organizohen për çdo vit.


    E interesimi i qytetarëve për t’i ndjekur ato, është mjaft i madh.

    Madje, enkas për këto festivale, në Kosovë vijnë edhe një numër i madh i turistëve.

    Por, mbajtja e këtyre aktiviteteve tani është në pikëpyetje.

    Kjo për shkak të përhapjes së virusit Covid 19.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, thotë se është marr vendim që të gjitha aktivitet të shtyhen.

    E lajmin për shtyrjen e aktiviteteve deri në një kohë të pacaktuar, e kanë mirëkuptuar organizatorët.

    E ky vendim, duket se ka dëmtuar edhe organizatat që merre me këto aktivitete.

    Njëjte ndodhi edhe me organizatorët e festivalit në qytetin e Pejës, ‘’ Ani Bar’’

    Megjithatë, drejtoresha e këtij festivali Arba Hatashi, thotë se ata po vazhdojnë me organizimin.

    Hatashi thotë se janë duke e menduar edhe një mundësi të dytë.

    Enjë realizim përmes platformës online, e kanë menduar edhe organizatorët e ‘’ DOKU FEST’’-it.

    Drejtoresha e këtij festivali, Linda Lulla, ditë më parë tha se nëse nuk largohen masat e sigurisë ky do të jetë opsioni i vetëm.

    Gjithë këto festivale, e aktivitete kulturore janë shtyrë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të rrezikut nga Covid 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!