Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00”, thuhet në njoftimin për media.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.