Shpallja e konkursit për pranim të studentëve në Universitetin e Prishtinës, sivjet do të bëhet me vonesë ashtu si në vitin e kaluar.
Por këtë vit shkaktar nuk është pandemia por Agjencia e Kosovës për Akreditim që nuk ka marrë ende vendim për programet që UP i ka në proces të akreditimit dhe ri-akreditimit.
Megjithatë javën që vjen një njoftim do të bëhet për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës derisa në fund të muajit gusht do të jetë konkursi.
E këshilli drejtues i Agjencisë së Akreditimit pritet të takohet më 21 korrik.
Kryesuesja e kësaj trupe Hasnije Ilazi, tha se në datën e paralajmëruar do të mundohen të marrin vendim për të gjitha programet derisa bëri të ditur që para kësaj date nuk mund të takohen pasi njëri nga anëtarët ndërkombëtarë nuk do të mund të jetë i pranishëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.