×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet deri më 31 mars afati për lajmërim i pensionistëve dhe përfituesve të skemave sociale

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 10:59

    Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se ministria që udhëheq ai, ka shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve për veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta deri më 31 mars 2021.


    Reçica iu ka bërë thirrje përfituesve të këtyre kategorive që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiten në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë, shkruan Reporteri.net.

    “Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021“.

    Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë. Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, ka shkruar Reçica. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!