Festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” i paraparë të mbahet në Prishtinë në muajin korrik është shtyrë për në muajin gusht.
Përfaqësues të këtij festivali përmes një komunikate për media kanë njoftuar se edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 23 deri në 28 gusht.
“Edicioni i 14-të i këtij festivali i planifikuar te realizohet ne korrik, është shtyre dhe do të mbahet me 23-28 gusht. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.
Festivali tjetër “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahet në gusht në kryeqytet është zhvendosur në Tiranë.
Kurse festivali i birrës “Beerfest” që pritej të mbahej në qershor është anuluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.