×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për në ora 15:00 mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 14:39

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë që të mbahet në orën 14:30, është shtyrë për në orën 15:00, shkruan Reporteri.net.


    Në këtë mbledhje pritet të vendoset për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

    Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    Tahiri ka thënë se kanë marrë një njoftim për shtyerjen e mbledhjes së Kryesisë.

    Reporteri.net merr vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

    LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

    Pas tensioneve të krijuara gjatë gjithë së premtes, të shtunën ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, takoi kryeministrin Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku janë marrë vesh që mazhoranca të garantojë të mos bëjë veprime pa u konsultuar me opozitën, e që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim të shmanget shkuarja në zgjedhje.

    Të premten Vetëvendosje tentoi që ta votoj ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje për çka u pa si shantazh i Kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!