×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Shukri Buja ftohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë

    Reporteri
    20 Tetor 2024 | 15:32

    Shukri Buja, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimës, ka njoftuar se ka udhëtuar për në Hagë pasi është ftuar nga Dhomat e Specializuara, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, Muja ka shkruar se ka udhëtuar pa dëshirën e tij.

    Po ashtu, ai ka deklaruar se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve, derisa ka vlerësuar që po mbahen padrejtësisht në burg.

    “Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë! Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK-ja ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot. Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!” – ka shkruar ish-kryetari i Lipjanit në Facebook.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!