Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovë në Lipjan, ka zyrtarizuar emrin e Shukri Bujës si kandidat për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale.
Kjo është bërë e ditur nga dega e PDK-së në Lipjan, ku janë ftuar qytetarët që të bashkohen ‘‘në këtë rrugëtim të rëndësishëm’’, dhe që të bëhen pjesë e fitores së kësaj partie.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Lipjanit, të nderuara struktura të PDK-së,
Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës.
Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme.
Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan.
Unë, së bashku me Kryesinë, aktivistët dhe çdo anëtar të përkushtuar të partisë sonë, do të jem krah për krah në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të Lipjanit, z. Buja.
Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh, që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe të bëhen pjesë e fitores sonë të përbashkët.
Bashkë për një Lipjan më të zhvilluar dhe një të ardhme më të mirë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.