Pa maska e dorëza, e pa mbajtur distancë sociale, qytetarë të shumtë kanë vërshuar rrugët kryesore të Gjakovës.
Në ditën kur ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, është parë një situatë normale në këtë qytet, e edhe sektori i gastronomisë ka filluar punën.
Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, pronarë të bizneseve, të cilat kanë filluar punën këtë të hënë, kanë thënë se interesimi i qytetarëve është shumë i vogël, por që janë kujdesur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, raporton KOHA.
E vetë qytetarët kanë mirëpritur lehtësimin e masave nga ana e Ministrisë, dhe thonë se janë duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj, thotë se situata në Gjakovës është e menaxhueshme.
Ai ka thënë se kjo komunë ka hyrë në javën e 4-t prej që nuk është konfirmuar asnjë rast me Covid-19.
Gjakova ka pasur 16 të infektuar me koronavirus, prej tyre 15 janë shëruar dhe një grua shtatzënë ka vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.