×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shyqyr Zotit që shpëtuam”, qeshmja elektrike për pak ia dogji shtëpinë prizrenasit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 22:26

    Mbrëmë në fshatin Gjonaj të Prizrenit për pak u dogj një shtëpi.

    Rubinetit elektrik i kishte hyrë flaka por që fatmirësisht kjo është vënë re nga familjarët.

    “Deshta me dhënë një këshillë për krejt ata qe dojn me ble ni qesi qeshme qe e nxejn ujin meniher, mos ta blejn se munen me pësu si unë sot që ke tu mu kall shtëpia shkaku qe i kish hi flaka qeshmes. E kom ble ni qeshme me porosi si kjo e ngjashme në foto edhe kanë thënë qe e nxejn ujin meniher, i ka 3 javë ndoshta qe e kom ble, edhe parzit shyqyr zotit qe kem krejt qut edhe ka shku ni motër posht e ka pa që nkuzhin kish marrë flakë qeshmja edhe direkt e kom nal skllopken edhe jemi mundu me fik zjarrin shyqyr pa dëme të mëdhaja materiale edhe në njerëz”, tha një nga banorët e kësaj shtëpie për Indeksonline.

    Tutje ai tha se rasti ka ndodhur pak para mesnate.

    “Edhe ora e gjumit, shyqyr qe ishem qut të gjithë se t’ishem kon ngjumë ish kon tmerr“, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!