×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e kishte refuzuar Rugova ftesën e presidentit francez pas masakrës në Prekaz, e ftoi atë të vinte në Kosovë

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 19:38

    Lulzim Peci ka treguar për një ngjarje që përcolli masakrën në Prekaz, ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Peci ka treguar se si, pas masakrës, presidenti francez asokohe, Jacques Chirac, e kishte ftuar Rugovën për vizitë në Paris, por që ky i fundit kishte refuzuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në vend të kësaj, vetë Rugova e kishte ftuar Shirakun ta vizitojë Kosovën, kështu për t’i parë “me sytë e tij” vuajtjet e kosovarëve në kohë lufte.

    “Lavdi themeltareve te shtetit te Kosoves qe iken nga kjo bote, para se te jetesohet pavaresia e vendit tone!”, ka shkruar ndër të tjera. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Si sot me kujtohet kur pas masakres ne Prekaz, Presideti Shirak e ftoi Presidentin Rugova te shkoj ne vizite ne Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi ne vizite ne Kosove Shirakun qe te shoh me syte e tij se cfare eshte duke ndodhur ne vendin tone!

    Lavdi themeltareve te shtetit te Kosoves qe iken nga kjo bote, para se te jetesohet pavaresia e vendit tone!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!