×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e ndryshoi gjatë përkthimit IKSHPK studimin e Oksfordit ku Kosova cilësohet si më e suksesshmja për masat anti-Covid

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 8:11

    Sipas një studimi të Oksfordit, Kosova është vendi më strikt në Evropë sa u përket masave kundër koronavirusit.


    “Kosova (69.44/100) duket të jetë vendi më i rreptë në Evropë përsa i përket përgjigjes së Qeverisë ndaj pandemisë, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë më të ultat me 8.33/100 secila”, thuhet në studimin e Oksfordit.

    Por këto të dhëna IKSHKP i ka përshtatur duke shkruar se Kosova është shpallur si vend i sukseshshëm për zbatimin e masave.

    IKSHPK ka bërë një postim në faqen zyrtare të saj duke shpërndarë studimin e Universitetit të Oksfordit, mirëpo në shumë paragrafë përkthimi është përshtatur në mënyrë që të duket se cili shtet ka qenë më i suksesshëm, e që e njëjta nuk thuhet në studim.

    Por ky postim qëndroi në faqen e IKSHPK-së vetëm dy orë pasi që i njëjti u ndryshua duke u përkthyer qartë.

    Më poshtë mund t’i shihni dy versionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!