×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e pritën Vitin e Ri të infektuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 8:48

    Shumë familje kosovare kanë bërë përgatitjet e tyre për Vitin e Ri dhe i kanë tryezat e mbushura plotë.


    Në Klinikën Infektive nuk ka ngjyra feste, përveç të disa kapelave bardh e kuq që po i mbajnë infermierët e kësaj klinike, kjo për shkak që sado pak të përçojnë ngrohtësi tek pacientët e tyre.

    Por, a e kishin menduar këta qytetarë se fundviti do t’i gjejë brenda hapësirave spitalore?

    Padyshim se përgjigja e tyre është “Jo”.

    “Se kisha menduar kurrë që do të ndodhë kështu, sëmundjen e kam pas të rëndë, tani jam më mirë”, tregon Zejnie Maliqi e prekur nga COVID-19.

    “Jo për nder se kisha menduar një gjë të tillë…, në fakt nuk kam besuar që virusi mundet me qenë kaq i rëndë”.

    Mungesa e familjes

    Për dikë ngrohtësinë e familjes në këto ditë feste e ka zëvendësuar me personelin e këtushëm.

    “Është normale të të mungoj familja, na mungon, por familjen e dytë unë e kam gjetur këtu….Nga drejtoria, mjekë, infermierë deri te pastruesit na kanë dhanë buzëqeshja që na kanë shëruar”, thotë Gani Morina i infektuar.

    Dëshira e pacientëve të prekur për Vitin e Ri!

    Të gjithë luten dhe duan që virusi të mos ekzistojë dhe të kenë shëndet.

    Edhe për profesionistët shëndetësorë kjo ditë është e zakonshme, por jo e lehtë për familjarët e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!