×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e “propozoi” Glauk Konjufca Vjosa Osmanin për Presidente dhe ndezi “flakën” brenda LDK-së

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 13:16

    Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga seanca konstituive, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se për partinë e tij Vjosa Osmani do të ishte e pranueshme për postin e presidentit të Kosovës.


    Konjfuca u shpreh se për Vetëvendosjen nuk ka kurrfarë problemi nëse Vjosa Osmani propozohet si emër nga radhët e LDK-së për presidente të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Mendoj që përderisa jemi në opsionin A dhe ky opsion është presidenti jashtë bisedave, unë mendoj se është kot të flasim për emra. Nëse shkojmë në opsionin B të zgjidhjes dhe hyn edhe presidenti atëherë Lëvizja Vetëvendosje mendoj se nuk ka kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës në kuptimin e asaj çka ajo besoj se do të performonte”, tha ai në Dukagjin.

    Kjo deklaratë nxiti reagime në LDK. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu  Lëvizja Vetëvendosja nuk ka të drejtë në asnjë moment që ta përcaktojë se kush do të jetë president i vendit nga radhët e LDK-së.

    Veliu deklaratën e Konjufcës e quajti të pamençur dhe ndërhyrje në politikat e brendshme të LDK-së.

    Kujtojmë se VV e LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Pengesë është bërë pozita e presidentit të vendit, që LDK po e dëshiron, por këtë po e kundërshton partia e Kurtit.

    Ndërkohë partia e Albin Kurtit sot do të mbajë mbledhje të Grupit parlamentar.

    Burime të Reporteri.net brenda GP të VV-së kanë bërë të ditur se takimi do të fillon nga ora 14:00.  Ndërkohë ende nuk dihet nëse Mustafa dhe Kurti do të takohen sot për të vazhduar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për koalicionin qeverisës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!