Si erdhi deri te gjendja emergjente e shëndetit publik në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, ndërsa ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.


Vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik ka hyrë në fuqi menjëherë dhe kjo pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me coronavirus në Kosovë të dielën mbrëma, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në nëntë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vazhdojnë apelin që qytetarët për kujdes të shtuar dhe higjienë të duhur si pjesë e parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Po ashtu kryeministri Albin Kurti, ka bërë thirrje që të mos ketë frikë nga përhapja e coronavirusit.

Kurti ka thënë se ata që kanë simptoma t’i shmangen vizitave në spital dhe të telefonojnë në numrin 038 200 80 800.

“Pa frikë e me kujdes të shtuar! Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800”, ka shkruar Kurti.

Por, çfarë parashikon plani emergjent për shëndetin publik?

Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 – FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore.

Ky funksion përfshin edhe ofrimin e shërbimeve mjekësore kudo që është e nevojshme dhe jo vetëm në objektet shëndetësore.

FME8 ndahet në tri shtylla: Shëndeti publik dhe ndihma mjekësore, pajisjet dhe furnizimet mjekësore si dhe menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve.

Funksioni mbështetës emergjent 8 për shëndetin publik dhe shërbimet mjekësore përfshinë:

Shëndeti publik dhe ndihma mjekësore (FME 8) – ekziston nevojë domethënëse për shëndet publik dhe ndihmë mjekësore, përfshirë shërbimet e shëndetit mendor.

Ndihma mjekësore është e nevojshme jo vetëm në objektet mjekësore, por në pikat e evakuimit të të plagosurve, në pikat dhe strehimoret e të evakuarëve dhe të refugjatëve dhe në lokacionet tjera për mbështetjen e operacioneve fushore.

Pajisjet dhe furnizimet mjekësore (FME 8) – ekziston nevoja për sasi të mjaftueshme të preparateve farmaceutike për qëllime parandaluese dhe terapeutike, si dhe personel të kualifikuar mjekësor.

Sigurimi i vaksinave për parandalim të sëmundjeve të caktuara ngjitëse që mund të paraqiten gjatë katastrofave.

Menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve (FME 8) – resurset qendrore mund të kërkohen për zbatimin e menaxhimit të transportit dhe kujdesit për viktimat e sëmura, plagosura apo ekspozuara, nëse numri i tyre është jashtëzakonisht i madh. Numri i pafund i të plagosurve ka gjasa t’i mbingarkojë kapacitetet në dispozicion të shërbimeve mjekësore regjionale dhe lokale.

Aneksi-Funksioni mbështetës emergjent #8 – Shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore

Funksioni Mbështetës Emergjent 8 – Shëndeti Publik dhe Shërbimet Mjekësore, është mekanizëm për të ofruar ndihmë të koordinuar Qeveritare, për plotësimin e resurseve regjionale dhe lokale, në reagim ndaj 1) fatkeqësive mjekësore dhe të shëndetit publik 2) incidenteve të mundshme apo aktuale që kërkojnë reagim të koordinuar Qeveritar dhe 3) gjatë zhvillimit të mundshëm të një emergjence mjekësore dhe shëndetësore.

Shëndeti Publik dhe Shërbimet Mjekësore përfshijnë reagimin ndaj nevojave mjekësore të shoqëruara me shëndetin mendor, shëndetin e sjelljes dhe çështjet e abuzimit me substanca nga ana e viktimave të incidentit dhe të angazhuarit në operacione të reagimit.

FME 8 ofron ndihmë plotësuese për strukturat regjionale dhe qeverisjen lokale në fushat kryesore funksionale në vijim: Vlerësimi i nevojave mjekësore dhe të shëndetit publik, mbikëqyrje e shëndetit publik, personel të kujdesit mjekësor, pajisje dhe furnizime mjekësore/veterinare, evakuimi i të sëmurave dhe të lënduarve, kujdesi për të sëmurë dhe të lënduar, sigurimi i medikamenteve të sigurta, preparateve biologjike dhe pajisjeve mjekësore, gjak dhe produkte të gjakut, siguria e ushqimit, siguria e produkteve bujqësore, konsulta, asistencë teknike dhe mbështetje në të gjitha rreziqet ndaj shëndetit publik dhe mjekësor, kujdesi shëndetësor ndaj sjelljes, shëndeti seksual dhe riprodhues, informacion për shëndet publik dhe shërbime mjekësore, kontroll të vektorëve, sigurimi i ujit të pijshëm, eliminimi higjienik i ujëra të zeza dhe mbeturinave, menaxhim të vdekjeve në masë, identifikim të viktimave, dokumentim dhe dekontaminim të mbetjeve mortore, mbështetje në kujdesin veterinar, mbështetja e FME#8 dhe FME#6

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), udhëheq gjithë reagimin e shëndetit publik dhe shërbimeve mjekësore ndaj emergjencave dhe incidenteve të shëndetit publik të mbuluara me PRK. Reagimi adreson nevojat mjekësore dhe nevojat tjera funksionale të personave në nevojë për kujdes mjekësor, duke përfshirë ndihmën apo mbështetjen për ruajtjen e pavarësisë, komunikimit, përdorimit të mjeteve të transportit dhe shërbimeve që kërkojnë mbikëqyrje.

Ministri i Shëndetësisë, sipas nevojës, merr kontrollin operativ të reagimit emergjent të resurseve Qeveritare të shëndetit publik dhe mjekësor në rast të emergjencës së shëndetit publik, përveç pjesëtarëve të FSK-së, të cilët mbesin nën kontrollin e ministrit të Ministrisë se Mbrojtjes.

Ministri i MSh, nëpërmjet Zëvendës Ministrit për Gatishmëri dhe Reagim (ZMGR), koordinon veprimet kombëtare të gatishmërisë, reagimit dhe rimëkëmbjes të FME #8.

Këto veprime nuk e ndryshojnë apo e pengojnë autoritetin e asnjë ministrie apo agjencie në mbështetje të FME