×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i iku Kurti pyetjes për masat e SHBA-ve ndaj Kosovës

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 21:54

    Kosova mund të gjendet përballë sanksioneve ekonomike të SHBA-ve ndaj Kosovës.


    Konkretisht, shteti i Kosovës mund të përballet me shkurtime të mëdha të investimeve në Kosovë, dhe krejt kjo si rrjedhojë e refuzimit të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, shkruan lajmi.net.

    Këtë, disa herë e ka paralajmëruar edhe i dërguari special i SHBA-ve, për dialogun, Richard Grenell.

    Në disa postime të tij, apo siç quhen në gjuhën shqipe, “cicërima” në rrjetin social Tëitter, Grenell disa herë ia ka përsëritur Kurtit se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë një qeveri që po e dëmton Kosovën.

    Ndaj këtyre paralajmërimeve po shmanget vet kryeministri Kurti. Ai sot në Prekaz është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen në fjalë, mirëpo të njëjtën pyetje e ka injoruar.

    Arsyetimi i Kurtit ishte se Prekazi nuk është as vendi e as atmosfera për ta komentuar aktualitetin politik.

    Sidoqoftë, tashmë nga vet zyra e Kurtit kanë filluar të flasin me tone të ashpra ndaj SHBA-ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!