Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar pak me reshjet e borës në kryeqytet.
Në ditën e parë pasi la punën si kryetar, Ahmeti ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.
“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni? ???”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
“Mirë qenka qështu!”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se më lehtë është në rolin e kritikut.
Gjatë mandatit të tij 8-vjeçar, Ahmeti disa herë kishte dështuar që të pastronte rrugët gjatë kohës sa ishte me borë.
Këto dështime të tij, tani po provon që t’i kthejë në tallje.
Ahmeti ka përfunduar mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës. Ai udhëhoqi për tetë vite me Prishtinën derisa nuk kandidoi për mandatin e tretë. Prej sot, kryetar i Prishtinës është Përparim Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.