×
  • Lajme
  • Lajme

    Si në filma: Përleshje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 9:53

    Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në dalje të Prishtinës.


    Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin në fjalë.

    “Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

    Ajo më tej ka deklaruar se njësitet kompetente policore po merren me rastin.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!