×
  • Lajme
  • Lajme

    Si në filma: Qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 18:39

    Një qytetar ka sulmuar me thikë policët në qytetin e Gjakovës.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video ku shihet se si qytetari me thikë në dorë tenton të sulmojë policët.

    Sulmuesi me thikë në dorë për një moment i afrohet një polici, ndërsa më pas shihet se si edhe policë të tjerë tentojnë ta kapin që të mos ndodhë më e keqja.

     

     

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës, të cilët kanë thënë se qytetari në fjalë ka sulmuar qytetarët të cilët e kanë njoftuar policinë.

    “Qytetarët na kanë njoftuar se te Viva Fresh një qytetar po bën probleme, po i sulmon qytetarët me një thikë dhe shufër të hekurit. Personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë në Gjakovë”, thonë nga policia e këtij qyteti për Reporteri.net.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi i cili ka sulmuar policët me thikë është pacient i repartit psikiatrik në spitalin rajonal në Gjakovë.

    Policët megjithatë kanë arritur ta arrestojnë personin në fjalë, i cili është dërguar në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të Prokurorit është ndaluar me 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!