×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e 100 ditëshit të Qeverisë, ministrat e presin në këmbë kryeministrin Kurti

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 14:58

    Të ngritur të gjithë në këmbë, kështu e kanë pritur sot ministrat e zëvendësministrat, kreun e Qeverisë, Albin Kurti, derisa, ky shkoi i fundit në mbledhjen e ekzekutivit.


    Qeveria e Kosovës momentalisht është duke e mbajtur mbledhjen e 18 me radhë, derisa, në këtë mbledhje po diskutohet për 100 ditët e para të punës.

    Kurti  thënë se në 100 ditët e para ka marrë 144 vendime dhe ka kaluar disa projektligje.

    “Në këto 100 ditë kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme të kanë hedhur bazat për reforma afatgjata dhe themelet për shtet të drejtë e ligjor”, deklaroi Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Para se të niste kjo mbledhje, Qeveria në profilin e tyre zyrtar e ka publikuar një fotografi të Kurtit ku shihej në zyrën e tij, duke u përgatitur për këtë mbledhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!