×
  • Lajme
  • Lajme

    “Si po të ecë udhëheqja e shtetit të Kosovës”, Frashër Krasniqi i PSD ia bën disa pyetje në rrugë Dejona Mihalit, ajo hesht

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 11:54

    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video duke i bërë disa pyetje në rrugë, Koordinatores së Komiteteve në LVV, Dejona Mihalit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Mihali së fundmi ka qenë në fokus pas mesazheve dhe komunikimeve të saj me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, me ç’rast, Krasniqi e ka pyetur se “si po të ecë udhëheqja e shtetit të Kosovës, a nuk të vjen turp që e keni kapur shtetin e Kosovës dhe e kontrolli kur vjen e kur ndalet rryma”.

    E poshtë videos, Krasniqi ka thënë se “instrumenti s’i përgjigjet askujt përvec shtetit”, kështu duke iu referuar Mihalit.

    “Instrumenti s’i përgjigjet askujt përveç shtetit. Ai i kryen vetëm funksionet që ia cakton shefi. Vret e pret, pa pikë ndjeshmërie, sepse është instrument. Por, problemi kryesor gjithmonë është shefi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!