Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës Donjeta Gashi ka publikuar gjatë ditës fotografi me dy qentë e FSK-së shpëtuan jetë njerëzish gjatë tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.
Dy heronjtë e FSK’së, që në Shqipëri ishin bashkë me shefat e tyre, ushtarët kosovarë, arritën të identifikojnë njerëz nën gërmadha, e edhe të shpëtojnë disa prej tyre.
Ata quhen Alli dhe Sadak, e sot u nderuan edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta.
“Alli dhe Sadak, dy qentë e Ushtrisë tonë që shpëtuan jetë!”, ka shkruar Gashi në postimin e saj. /reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.