×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u shkaktua zjarri që përfshiu katër shtëpi në Graçanicë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 20:56

    Disa ekipe të zjarrfikësve u mobilizuan për ta fikur zjarrin që dogji katër shtëpi në Graçanicë.


    Këto zorrë u vunë në shfrytëzim këtë të enjte.

    Me to, disa ekipe të zjarrfikësve u aktivizuan për të shuar një zjarr në qytetin e Graçanicës.

    Zjarri që dyshohet se u shkaktua aksidentalisht, filloi në një objekt përcjellës, por më pas përfshiu katër shtëpi të tjera.

    Të lënduar nuk pati, mirëpo dëme materiale po.

    Për të shmangur pasojat e përhapjes së tij, ekipet e zjarrfikësve punuan për orë të tëra.

    Në vendin e ngjarjes u panë edhe ekipet e forenzikës.

    E anëtarët e familjeve të cilat u dëmtuan, treguan që zjarri u shkaktua për shkak të pakujdesisë.

    Detaje për këtë ngjarje dha edhe komandanti nga ekipi i zjarrfikësve.

    Mirëpo veç të tjerash, brenda këtij objekti pati edhe një shpërthim.

    Këtë dyshohet ta kenë shkaktuar bombolat e gazit.

    Ndërsa, mbi dyshimet të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, Policia e Kosovës po heton rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!