×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Si zhvillohet jeta e grave të burgosura brenda mureve të qelive të burgut të Lipjanit

    Reporteri
    10 Mars 2025 | 21:23

    Drejtori i Burgut të Lipjanit, Ylber Topalli në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka folur për jetën e grave të burgosura.

    Topalli ka treguar se numri i grave të burgosura në Kosovë është i vogël. Ai ka treguar se janë vetëm 25 gra të burgosura.

    Ai ka thënë se e burgosura me e re në këtë burg është 19 vjeçare, kurse më e vjetra është 68 vjeçare.

    Topalli ka thënë se gjatë kohës sa vuajnë dënimin gratë kanë mundësi që të kryejnë kurse të ndryshme, por edhe merren me pikturë e zanate të tjera.

    “Opinioni publik e ka një koncept të gabuar se brenda burgjeve është gjithçka zi, gjithë një histori e zezë është. Megjithatë këtu zhvillohet jeta, zhvillohen aktivitete të shumta, me qëllim që këto të burgosura t’i përgatisim për jetë, për risocializim, që të dalin si banore të dobishme. Ne në kuadër të këtyre aktiviteteve zhvillojmë kulturore, arsimore, programe, kurse të teknologjisë inofmrative në mënyrë që të burgosurat tona ta ndjekin trendin e ecjes së botës, e ecjes përpara. Pastaj kemi kurse të gjuhës angleze, kurse të ndryshme për furrtari, floktari, pastiqeri.”, ka treguar ai.

    Po ashtu ai ka bërë të ditur se për kurset që kryejnë të burgosurat marrin edhe certifikatë.

    Topalli ka treguar se ka edhe gra që agjërojnë dhe se u janë krijuar kushtet që të agjërojnë.

    Sipas tij dënimet e grave shkojnë deri në 25 vite.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!