×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    “Siç janë, ku janë”, shiten pulat e kuqe vojse të Burgut të Dubravës

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 19:12

    Shërbimi Korrektues i Kosovës po planifikon të shesë pulat nga Qendra Korrektuese në Dubravë.

    Pulat e Dubravës do të shiten në kushte “siç janë, ku janë”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    SHKK përmes ofertave të mbyllura planifikon “Shitjen e pulave vojse, ngjyrë e kuqe” të cilat i kishin blerë vitin e kaluar, kur ishin 18 javëshe.

    Të interesuarit për të blerë këto pula mund të dorëzojnë ofertën e tyre deri më 26 mars në ora 13;30.

    Pulat do t’i shiten ofertuesit me çmimin më të lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!