Komandanti i KFOR-it, Franco Federici është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe me ambasadorët e ShBA-së, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim ka munguar ambasadori gjerman në Kosovë.
Ky takim sipas një njoftimi në KFOR-it ishte drekë punë ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Poashtu në njoftim thuhet se janë diskutuar edhe veprimet e mëtejshme.
“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.