×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Sigurimi shëndetësor për udhëtime jashtë vendit për deputetët, stafin politik e administratën – Kuvendi shpall tender 14 mijë e 550 Euro

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 16:35

    Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 14 mijë e 550 euro për sigurim shëndetësor jashtë vendit për udhëtimet e deputetëve, stafit politik e administratës, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik figuron se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.

    “Kontrata publike kornizë do të implementohet me peshim, ku sasia e shërbimeve të performuara do të përcaktohet sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktues (AK). Kjo do të realizohet në bazë të listës së shërbimeve të specifikuara, ndërsa sasitë përkatëse do të përdoren vetëm në përputhje me nevojat dhe porositë e AK-së”, sqarohet në dosje.

    Në dosjen e tenderit theksohet se me këtë kontratë parashihen sigurimet shëndetësore për udhëtime zyrtare për deputetët, stafin politik dhe administratën për moshën deri në 65 vjet, sigurime për ata në moshë mbi 65 vjet deri në 75 vjet dhe për ata mbi moshën 75-vjeçare.

    “Shënim: Operatorë ekonomikë duhet t’i japin çmimet reale të tregut për pozicion dhe në total për furnizimet e kryera dhe shërbimet e ofruara.  Çmimet jo-normalisht të ulëta dhe çmimet më të larta se çmimet reale të tregut do të trajtohen në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik”, thuhet tutje në dosje.

    Tek kriteret për këtë tender theksohet se kompania duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë – në total në vlerë jo më pak se 21,000.00 €.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!