Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se i kanë votat për konstituimin e Kuvendit.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë votat, Bahtiri ka deklaruar se “sigurisht që po”, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me atë se kush do të votojë, Bahtiri është përgjigjur shkurt se “do ta shihni”.
Ndryshe, seanca konstituive që u ndërpre të hënën pritet të vazhdojë sot nga ora 12:00./Reporteri.net