×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq i Listës Serbe: Palmer na ka thënë se nuk ka qeveri pa Listën Serbe

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 18:40

    Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se zyrtari amerikan, Matthew Palmer beson se qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa përfaqësuesit e Listës Serbe.


    Sipas Simiqit, Palmer ka thënë se shmangia e Listës Serbe është një shkelje flagrante e Kushtetuës dhe të gjitha rregulloret e kundërshtojnë atë që Albin Kurti e deklaron.

    Simiq ka theksuar se taksa ndaj Serbisë duhet të shfuqizohet dhe t’i hapet rrugë dialogut.

    “Ekziston frika se ky proces do të vazhdojë të mbetet i bllokuar për një kohë të pacaktuar, kryesisht për shkak të ngurrimit të politikanëve shqiptarë për të hyrë në procesin e themelimit të institucioneve”, ka deklaruar Siqmi, transmeton kp.

    Palmer pritet që nesër të vizitojë Beogradin dhe të takohet me përfaqësues të shtetit serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!