×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq nga Lista Serbe: Albin Kurti e tregoi edhe njëherë fytyrën e tij të vërtetë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 12:55

    Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se retorika e cila siç tha ai “ushqen histerinë anti-serbe në Prishtinë vazhdon “në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të mbajnë zyrën më të lartë në Prishtinë”.


    Sipas tij kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti “ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë “.

    Simiq, në një deklaratë thekson se akuzimi i Kurtit pa asnjë dëshmi të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq “përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në gjyqësor”.

    Nënkryetari i Listës Serbe kësisoj i është referuar një kërkese të Kurtit që Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek autoritetet kosovare, raportojnë mediat serbe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!