Lista Serbe i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta ndryshojë vendimin për referendumin e Serbisë në Kosovë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
Simiç tha se nuk do të vazhdojnë të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme pasi sipas tij është anti-serbe.
“Nuk dëshironi që t’i lejoni serbët të shprehen në referendum, disk
Driminmi i popullit tonë është i qartë. Ju keni cenuar popullin tonë dhe t’ia vështirësoni serbëve jetën këtu. Çfarë të mirë ka sjellur aksioni që ju keni zaptuar disa shtëpi në veri. Në emër të Listës Serbe ju bëj thirrje që ta ndryshoni vendimin tuaj dhe të veproni mbi të gjitha ato parimet që jeni thirrur dhe të mos veproni në këtë kampanjën anti-serbe”, tha ai.
Tutje Simiq tha se s’do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës.
“Dëshirojnë ti thirrni mendjes dhe të mos e diskriminoni më popullin serb në Kosovë”
“Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka jolegjitime dhe anti-serbe”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.