×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalistët i reagojnë ashpër Kurtit: Nuk merremi me ty, shihemi në grevë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 12:43

    Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, rreth kërkesave të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, ka ardhur reagimi nga Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

    Syla ka thënë se nuk merret me Kurtin dhe deklaratat e tij që e thyejnë ligjin, duke i thënë: shihemi në grevë.

    “Jam në përgatitje të grevave nuk merrem me deklarata të cilat shkelin ligjin. Po e shkel ligjin mbi organizimin sindikal të Parlamentit ku është votu ky ligj”, ka thënë Syla për Blic.

    Kryesindikalisti i mësuesve të Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se kryeministri Albin Kurti si duket ‘nuk është i vëmendshëm në kërkesat e kësaj Sindikate.

    “Kemi ngritur vazhdimisht zërin për mjete më të mira, ne me shkumësa e shpuza, e rajoni me projektorë e laptopë”, ka thënë  Jasharaj.

    Ndërsa në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti në fjalimin e tij i ndau sindikalistët në sindikalistë të rrahur dhe të parrahur.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!