×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Infermierëve, Kurtit : Pandemia na ndali të mos e bojkotojmë punën

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 15:21

    Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, nëpërmjet një letre të hapur u është drejtuar institucioneve relevante të vendit.


    Letra më saktësisht, u adresohet institucioneve si ShSKUK, Ministria e Shëndetësisë, si dhe vet kryeministrit.

    Sindikata e Infermierëve i thotë kryeministrit Albin Kurti se pandemia i ndali të mos e bojkotojmë punën, shkruan Reporteri.net.

    Pas angazhimit të tyre përgjatë këtyre muajve, ky komunitet, po kërkon vëmendje të shtuar institucionale, duke bërë thirrje që t’i vlerësohet puna dhe mundi.

    Letra e plotë:

    LETËR E HAPUR NGA SINDIKATA E INFERMIERËVE, MAMIVE DHE PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSORË TË KOSOVËS
    Për të gjitha organet relevante që nga: -SHSKUK,
    -MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE -KRYEMINISTRIT

    INFERMIERËT KOSOVAR E DËSHMUAN ANGAZHIMIN DHE PROFESIONALIZMIN E TYRE, SI GJITHMONË DUKE MOS E KURSYER AS JETËN. NË KËTË PANDEMI DOLI SI KURR MË PARË E BASHKUAR, UNIKE PËR TA LUFTUAR KËTË VIRUS TË PANJOHUR!

    TASH KA MBETË TË VLERSOJNË INSTITUCIONET E SHTETIT KËTË KOMUNITET, PRA INFERMIERËT SI DUHET DHE TË REANGOHET ATY KU E MERITOJNË.

    Ne si organe të Sindikatës së Infermierëve, ka afër 3 muaj që kemi marr vendime si kryesi e Sindikatës, për të bërë veprimet tona sindikale ashtu siç na lejon edhe ligji mbi organizimin sindikal. Fillimishte me protesta, greva e deri te veprimet më të rënda, që rrallë herë bëhen, pra BOJKOT TOTAL I PUNËS SË INFERMIERËVE, MAMIVE DHE PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSOR deri në realizimin e të gjitha kërkesave legjitime të këtij komuniteti, pasi që tani më janë shterrë të gjitha mundësitë për dialog social.
    Kërkesat tona janë këto:

    * Koeficienti i pagës 3.2
    * Ngritja e pagesës për ndrrimet e natës për 100%
    * Ngritja e pagesës për pune gjatë festave 100%
    * Pagesa e rrezikshmërisë

    PANDEMI E SHPALLUR NGA OBSH, COVID-19-të, na ka tërhequr nga këto vendime, vetëm për të mos dalur që ne po e shfrytëzojmë këtë situatë!

    Prandaj shumë shpjetdo të i bëjmë publike kërkesat tona drejtuar të gjitha institucioneve releveante të këtij sektori e deri te Kryeministri në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!